Ka ndodhur

Aksident në aksin Tiranë-Durrës! Një i vdekur, 2 të plagosur

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas policisë, një 35-vjeçar me iniciale F.A., ka ndërruar jetë dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur, pas përplasjes së një makine.

Siç njofton Policia, të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë