Ka ndodhur

Aksident në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen 8 persona. Dy në gjendje të rëndë

Gazeta Si – Drejtuesit e dy automjeteve ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë pas një aksidenti, ku u lënduan edhe 6 shtetas të tjerë.

Aksidenti rrugor ndodhi mbrëmjen e të premtes në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, në fshatin Malas.

Policia bën me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete, një tip “Benz” me drejtues 36-vjeçarin me iniciale E.Gj. është përplasur me automjetin tip “Renault” me drejtues 32-vjeçarin me iniciale D. L.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe gjashtë pasagjerët, A. Gj., 25 vjeçe, A. Gj., 23 vjeçe, dy fëmijë të mitur 2 vjeç dhe 3 vjeç(pasagjerët e automjetit tip “Benz”); K. M., 30 vjeçe, C. R., 31 vjeç, (pasagjerët e automjetit tip “Renault”), të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Një prej të plagosurve është shtetase italiane.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë