Ka ndodhur

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, humb jetën një fëmijë 4 vjeç

Gazeta Si- Një fëmijë 4 vjeç ka humbur jetën këtë të enjte në Shkodër, si pasojë e një aksidenti automobilistik rreth orës 13:00, në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh”.

Sipas policisë, “një automjet me drejtuese një 22-vjeçare me iniciale K.B., u përplas me automjetin me drejtues një 38-vjeçar me iniciale P.C. Nga përplasja e automjeteve ka humbur jetën një 4-vjeçar, ndërsa personat e tjerë të dëmtuar janë në kujdesin e mjekëve”.

Sipas burimeve, përplasja ka qenë tepër e fortë, duke shkaktuar disa të plagosur, e për fat të keq humbjen e jetës së një fëmije, që udhëtonte në njërin prej mjeteve të përfshira në këtë aksident.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë