Ka ndodhur

Aksident në aksin rrugor Shkodër-Tiranë, plagoset 61-vjeçari

Gazeta Si - Një 61-vjeçar u plagos mëngjesin e kësaj të hëne në Shkodër, pasi humbi kontrollin e mjetit me të cilin udhëtonte. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:45, në aksin rrugor “Shkodër-Tiranë”, në fshatin Beltojë.

Sipas policisë, 61-vjeçari me iniciale L. V., po lëvizte me motoçikletë, kur humbi kontrollin e mjetit dhe u rrëzua.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 61-vjeçari është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, ku dhe po merr asistencën mjekësore.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë