Gazeta Si – Një aksident ka ndodhur rreth orës 11:00 në aksin Fiershegan-Lushnjë pranë fshatit Barbullinjë, ku një furgon mallrash është përplasur me një fuoristradë tip “BMW”.
Sipas policisë, mjeti fuoristradë i ka prerë rrugën furgonit në kohën kur ka dalë nga një biznes në anë të rrugës. Drejtuesi është futur menjëherë në rrugën kryesore, duke shkaktuar kështu përplasjen.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i fuoristradës është plagosur rëndë dhe është dërguar në spitalin e Lushnjës për të marrë shërbimin mjekësor.
Ndërkohë, drejtuesi i furgonit është marrë në pyetje nga policia për sqarimin e aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




