Ka ndodhur

Aksident në aksin rrugor Burrel-Klos, lëndohen 6 persona

Gazeta Si - Një aksident me pasojë plagosjen e 6 personave ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Burrel-Klos.

Sipas njoftimit të Policisë, shtetasi D.T. duke drejtuar makinën tip “Benz” është përplasur me makinën tip “Peugeot” me drejtues shtetasin L.K. dhe për pasojë janë lënduar lehtë drejtuesit e mjeteve dhe 4 pasagjerë.

Të plagosurit po marrin ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë