Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin kombëtar Prrenjas–Qafë Thanë ku është përfshirë edhe autobusi që transportonte ekipin e femrave të volejbollit të Skënderbeut të Korçës.
Sipas informacioneve paraprake, autobusi ka dalë nga rruga, ndërsa dy autovetura janë përplasur mes tyre dhe kanë pësuar dëmtime të mëdha. Si pasojë e aksidentit disa persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Shkak i aksidentit dyshohet se është parakalimi i gabuar dhe lagështia në rrugë. Ekipi i Skënderbeut në volejboll për femra po udhëtonte drejt Tiranës për të luajtur sot ndeshjen e dytë finale.
Autobusi është përplasur dhe ka përfunduar buzë kanalit, ndërkohë që vajzat e ekipit që kanë qenë përpara kanë pësuar dëmtime dhe disa janë traumatizuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.