Gazeta Si – Një aksident ka ndodhur sot në aksin nacional Poshnj-Berat, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Poshnjes.
Një mjet bujqësor i ka prerë rrugën një fugoni, tip Citroen me targa të huaja dhe mjeti bujqësor është ndarë në mes të rrugës.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur lehtë drejtuesi i mjetit bujqësor dhe dy fëmijë që ndodheshin në furgon.
Fëmijët janë përplasur në xhamin e përparmë të mjetit dhe kanë shembje të lehta.
Të plagosurit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Beratit,ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Burimet policore bëjnë me dije se pas aksidentit është shoqëruar në polici drejtuesi i mjetit bujqësor, që rezulton se ishte pa patentë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




