Ka ndodhur

Aksident në aksin Peqin-Rrogozhinë, një i vdekur dhe dy të plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme 21 shtator 2022 në aksin nacional Elbasan-Peqin.

Si rezultat i aksidentit 1 person ka ndërruar jetë ndërsa 2 të tjerë janë plagosur.

Rreth orës 21:40, nē aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Karin, Peqin, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.T., banues në Peqin, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen “, me drejtues shtetasin E.B., banues në Elbasan.

“Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi Artur Tufa si dhe janë dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen”, dhe pasgjeri i këtij mjeti shtetasi P.N., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore.”, njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë