Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së martës në aksin Milot-Rrëshen, në fshatin Skuraj, ku nga përplasja 4 persona janë dërguar në gjendje të rëndë drejt spitalit të Traumës në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, ku sipas dëshmive paraprake një automjet tip Renault është përplasur me një mjet Ford.
Si pasojë e aksidentit kanë marrë dëmtime 4 shtetas dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




