Ka ndodhur

Aksident në aksin Maqellarë–Peshkopi, plagosen gruaja shtatzënë dhe bashkëshorti

Nga Gazeta Si- Një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur Melan. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e aksidentit, një çift bashkëshortësh ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Peshkopisë për ndihmë mjekësore. Mësohet se gruaja e plagosur është shtatzënë.

Dyshohet se mjegulla e dendur dhe prania e akullit në rrugë mund të kenë ndikuar në përplasjen e automjeteve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë