Ka ndodhur

Aksident në Lushnjë-Fier, shpëtojnë mrekullisht 3 fëmijë

Gazeta Si – Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në autostradën Lushnjë-Fier në afërsi të Savrës, ku dy mjete tip “fuoristradë”, në tentativë parakalimi, janë përplsur me njëra-tjetrën.

Sipas burimeve policore, në manovër për të parakaluar, fuoristrada me targa AA765TL ka përfunduar në kanalin në anë të autostradës, rreth tre metra i thellë dhe fatmirësisht nuk ka pasur prezencë uji.

Në këtë mjet udhëtonte shtetasi F.M., me tre fëmijët e tij të mitur, nga 5 deri 8 vjeç, që fatmirësisht kanë shpëtuar për mrekulli dhe vetëm drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime të lehta në kokë.

Në mjetin tjetër me targa AB554HB, udhëtonte drejtuesi, një 30-vjeçar me bashkëshorten, nënën dhe motrën e tij.

Policia konfirmoi se asnjë nga këta nuk është lënduar, pasi i ka ruajtur barriera anësore metalike dhe nuk kanë dalë nga rruga.

Dyshohet praprakisht se aksidenti ka ndodhur për shkak të një gabimi njerëzor në momentin e parakalimit, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë