Ka ndodhur

Aksident në aksin Lezhë-Tiranë / Makina përmbyset në kanal, plagosen 3 të rinj

Gazeta Si – Një aksident ka ndodhur rreth orës 11:30 në aksin rrugor Lezhë-Tiranë, ku një 19-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit tip “Audi A5” dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal me ujë.

Në këtë aksident janë përplasur lehtë tre pasagjerët që udhëtonin në automjetin që drejtonte 19-vjeari G.D.

Një prej pasagjerëve është në moshën 18 vjeç, ndërsa dy të tjerët janë në moshën 17 vjeç dhe po marrin mjekim në spitalin e Kurbinit.

Grupi hetimor po punon në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë