Gazeta Si – Një aksident rrugor ku janë përfshirë dy makina ka ndodhur mëngjesin e të hënës në aksin Lezhë-Shkodër në zonën e quajtur “Piraj”.
Sipas burimeve paraprake, mësohet se janë plagosur 5 persona, mes tyre edhe një fëmijë. Dyshohet se 3 prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë dhe ndodhen në spitalin rajonal.
Burime bëjnë me dije se një automjet tip “Fuoristradë Mitsubishi” është përplasur me një “Audi A6.” Shkak dyshohet se ka qenë një parakalim i gabuar i “Audit” me targa të Kosovës.
Si pasojë e aksidentit, trafiku u bllokua në të dy anët e rrugës dhe lëvizja u devijua në aksin e vjetër Kallmet-Dajç.
Në fat, që prej mëngjesit të sotëm paraqitet një trafik i rënduar pranë kryqëzimit të Fushë Milotit për shkak të fluksit nga sezoni turistik.
Pushuesit nga Kosova kanë zgjedhur që t’i kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar, duke zgjedhur plazhet e Lezhës. Kjo ka sjellë edhe trafik të rënduar kryesisht nga Miloti në drejtim të Lezhës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




