Gazeta Si – Një 30-vjeçar humbi jetë në një aksident të rëndë pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin në afërsi të lagjes “Xhenio”.
Nga përplasja mes një kamioni dhe një automjeti që drejtohej nga viktima, ka mbetur e plagosur pasagjerja në makinën që drejtonte ai, 40-vjeçarja me iniciale Zh.H. dhe Xh.D.
Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe aktualisht janë në kujdesin e mjekëve.
Një grup i posaçëm hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




