Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit. Nga informacionet paraprake, bëhet me dije se si pasojë e përplasjes së dy automjeteve kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit. Mësohet se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë për jetën.
Policia dhe ambulancat janë nisur me urgjencë drejt vendngjarjes. Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




