Ka ndodhur

Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Makina përplaset me mjetin e Policisë Rrugore, plagoset efektivi

Një efektiv policie është plagosur këtë të diel, pasi u përplas nga një makinë në aksin Korçë-Pogradec.

Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në fshatin Çërravë, automjeti tip “Mitsubishi” me drejtues shtetasin R. F., 61 vjeç, banues në Çërravë, është përplasur me automjetin e Policisë Rrugore, tip “Volkswagen”, me drejtues punonjësin e policisë në detyrë, shtetasin M. K.

Si pasojë e aksidentit është plagosur shtetasi M. K., i cili ndodhet për mjekim në spital.

Me shtetasin R. F., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë