Ka ndodhur

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, një nga mjetet del jashtë rrugës

Dy automjete janë përplasur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në aksin Korçë-Kapshticë,në afërsi të fshatit Plasë.

Si pasojë e përplasjes, njëri nga mjetet ka dalë nga rruga dhe ka devijuar në anë të saj, duke përfunduar në një arë.

Sipas raportimeve nuk ka persona të lënduar. Në vendngjarje ka shkuar policia e cila po kryen veprimet procedurale për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë