Ka ndodhur

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, përplasen dy makina me targa greke

Një aksident në aksin nacional Korçë-Bilisht është regjistruar këtë mëngjes në kryqëzimin e fshatit Plasë. Në aksident janë përfshirë dy mjete të cilat po ecnin në drejtime të kundërta.

Nga përplasja janë regjistruar vetëm dëme materiale, ndërsa mjetet ishin me targa greke.

Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen dhe shkaqet e aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë