Ka ndodhur

Aksident në aksin Fushë-Krujë-Tiranë, përplasen dy automjete, humb jetën këmbësorja

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Fushë-Krujë-Tiranë, në afërsi të urës së Tapizës. Në aksident janë përfshirë dy autovetura, ndërsa si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje edhe një këmbësore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit. E moshuara, identiteti i së cilës ende nuk është bërë i ditur për shkak se nuk ka qenë e pajisur me dokumente identifikimi, ka ndërruar jetë pasi është goditur nga njëra veturë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë