Gazeta Si – Një makinë tip “Benz” në pronësi të një drejtuesi me iniciale E.B., ka aksidentuar një të mitur 12 vjeç dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes në aksin rrugor Fushë-Krujë Kamëz.
Policia e Tiranës njofton se i mituri është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




