Ka ndodhur

Aksident në aksin Elbasan-Tiranë, tre persona përfundojnë në spital

Gazeta Si – Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm 30 gusht 2022 në aksin rrugor Elbasan-Tiranë.

Rreth orë 08:30, në fshatin Mamël, mjeti tip “Volksëagen “, me drejtues 56 vjeçarin me inicialet Xh.B., banues në fshatin Mamël, Elbasan, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues 33-vjeçarin me inicialet A.B., , banues në Elbasan”.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur shtetasit S.B., dhe O.B., të cilët ishin pasagjerët në mjetin tip “Volksëagen ” gjithashtu është plagosur edhe drejtuesi i mjetit “Ford”, të cilët  janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë