Ka ndodhur

Dy aksidente rrugore në Durrës dhe Pogradec, 5 persona të plagosur

Gazeta Si- Dy aksidente kanë ndodhur këtë të enjte në Durrës dhe Pogradec, ku kanë mbetur të plagosur 5 persona.

Policia thotë se në aksin rrugor Durrës-Ndroq, shtetasi H.D., 31 vjeç, banues në Londër, me automjetin që drejtonte është përplasur me dy automjete të tjera. Si pasojë janë dëmtuar 3 pasagjerë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën, sipas policisë.

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin Pogradec-Qafë Thanë.

“Rreth orës 11:20, në aksin “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Pojskë, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin M. K. është përplasur me një automjet tjetër tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin  K. P.,” njofton Policia e Pogradecit.

Shoferi i njërit prej automjeteve dhe pasagjeri janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq grupi hetimor po puno për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë