Ka ndodhur

Aksident në aksin Cërrik-Gramsh, raportohet për 4 të plagosur

Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Cekin ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, e si pasojë e aksidentit janë plagosur katër persona.

Të aksidentuarit janë dërguar në spitalin e Gramshit të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë ku po hetojnë për shkaqet e aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë