Ka ndodhur

Aksident në afërsi të tunelit Tiranë-Elbasan, plagosen drejtuesit e mjeteve

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë të enjte në afërsi të tunelit Tiranë-Elbasan.
Nga aksidenti janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë dërguar në spital.

“Me date 24.12.2020, rreth orës 12:10, në afërsi të tunelit e rrugës Tiranë-Elbasan, janë përfshirë në përplasje dy mjete. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët po dërgohen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë