Gazeta Si – Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur sot në mbrëmje pranë vendit të quajtur kthesa e Patosit, në Fier. Një makinë ka përplasur një person me biçikletë, rreth të 50-ave, duke i shkaktuar vdekjen.
Akisdenti është shkaktuar nga një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin A.A., 63 vjeç. Viktima nuk është identifikuar ende.
Policia e Fierit ka shoqëruar autorin e ngjarjes për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



