Ka ndodhur

Aksident me vdekje në Laç, humb jetën 72-vjeçarja

Gazeta Si – Një 72-vjeçare humbi jetën në një aksident të ndodhur në Laç mesditën e kësaj të hëne, ku një automjet përplasi një këmbësore. Policia thotë se viktima është 72-vjeçarja M.Gj.

Automjeti që përplasi të moshuarën drejtohej nga një 24-vjeçar me inciale S.K. Policia ka shoqëruar shoferin në Komisariatin e Policisë Kurbin për veprime të mëtejshme procedurale. Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë