Ka ndodhur

Aksident me vdekje në Kuçovë, humb jetën drejtuesi i biçikletës. Policia arreston 21-vjeçarin

Nga Gazeta ‘Si’-Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Tapi në qytetin e Kuçovës.

Një automjet, tip Mercedes Benz, ka përplasur 69-vjeçarin Veiz Plaku, që po qarkullonte në anë të rrugës së fshatit me biçikletë.

Edhe pse Plaku është transportuar menjëherë me ambulancë drejt Spitalit të Kuçovës, ai ka gjetur vdekjen gjatë rrugës, për shkak të plagëve të marra në kokë.

Pas përplasjes, mjeti ka fluturuar në anën tjetër të rrugës, duke thyer betonin anësor dhe duke përfunduar në kanal. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, që po kryejnë këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Burimet policore konfirmojnë se mjeti ishte duke qarkulluar me shpejtësi skëterrë në momentin e aksidentit, kjo e konfirmuar edhe nga dëshmitarët në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit,21-vjeçari Fabion Arapi, pasi ka marrë mjekim në spitalin e Kuçovës, është shoqëruar nga policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë