Ka ndodhur

Aksident me vdekje në Himarë, shoferi humb jetën pasi makina del nga rruga

Gazeta Si – Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot pasdite në Himarë. Shoferi i një automjeti që ka dalë nga rruga, 40 vjeç, ka humbur jetën.

Aksidenti fatal ndodhi pranë fshatit Shën Vasil, ku automjeti tip fuoristradë, i drejtuar nga 40-vjeçari me inicialet R.B., banues në Sarandë, doli nga rruga. Automjeti, sipas informacioneve paraprake, i përkiste një agjencie turistike.

Shoferi 40-vjeçar nuk mundi të mbijetojë, pasi kishte marrë plagë të rënda, ndërkohë dy pasagjerët që ishin me të janë plagosur dhe janë transportuar për në spital. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë te rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë