Ka ndodhur

Dy aksidente me vdekje në Fier dhe Durrës

Një aksident me vdekje është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor “Fier-Seman”, ku shtetasi me inicialet A. G., 22 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij dyshohet se ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin K. S., rreth 50 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi K. S. ka humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e drejtuesit të automjetit, shtetasit A. G., i cili është larguar nga vendi i aksidentit, me këmbë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ndërkohë, një tjetër aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Durrës-Tiranë”.

Sot rreth orës 05:05, në autostradën “Durrës-Tiranë”, shtetasi E. R., 43 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen F. M., 63 vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital.

Me shtetasin E. R. po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë