Ka ndodhur

Aksident me vdekje në Durrës, automjeti përplas 57-vjeçarin

Nga Gazeta Si- Pasditen e sotme, në segmentin rrugor Fllak-Bisht Kamëz, një automjet me drejtues shtetasin A. K.,54 vjeç, ka përplasur shtetasin S. V., 57 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në njoftimin paraprak të policisë thuhet se drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë