Ka ndodhur

Aksident me vdekje në Durrës, humb jetën 37-vjeçari

Një 37-vjeçar ka ndërruar jetë në Durrës pas përplasjes me një automjet tjetër. Në lagjen nr. 13, Durrës, në rrugën “Martin Camaj”, automjeti me drejtues R. L., 37 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese T. Ç., 49 vjeçe.

Si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje R. L. dhe janë dëmtuar T. Ç. dhe pasagjerja në automjetin e saj, K. D., të cilat ndodhen në kujdesin e mjekëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë