Ka ndodhur

Aksident me vdekje në Cërrik, katër të plagosur në Fushë Krujë

Gazeta Si – Një 56-vjeçar me iniciale V.H., është përplasur për vdekje nga një mjet me drejtues ende të paidentifikuar në Cërrik.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Papër-Cërrik, në fshatin Valas.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit./

Ndërkohë, 4 persona kanë mbetur të plagosur nga përplasja e dy mjeteve në aksin rrugor Fushë Krujë-Ura e Gjolës mëngjesin e të martës rreth orës 07:50.

Policia thotë se në aksident u përfshinë automjetet me drejtues B.L. dhe G.Ll.

Si pasojë e përplasjes, janë lënduar të dy drejtuesit e automjeteve si dhe pasagjeret me iniciale B. K., dhe K. L., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë