Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë të diel në aksin Shkodër-Vau i Dejës në afërsi të fshatit Stajkë.
Mësohet se një automjet është përplasur me një motor. Drejtuesi i mjetit 28-vjeçari S.J., ka përplasur 62-vjeçarin Shefik Zagani, i cili ka humbur jetën.
Ndërkohë 28-vjeçari është shoqëruar në ambientet e policisë.
Sakaq grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




