Ka ndodhur

Aksident me vdekje në aksin rrugor Shkodër-Koplik, humb jetën këmbësori

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

Policia njofton se mjeti me drejtues 24-vjeçarin me iniciale E. I., banues në Gostivar, ka përplasur këmbësorin 77-vjeçar me iniciale M. P, banues në Omaraj të Malësisë së Madhe.

Si pasojë e përplasjes, këmbësori ka humbur jetën. Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë