Nga Gazeta ‘SI’- Një aksident me vdekje është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në aksin Lushnjë-Berat.
Në aksident u përfshi një autobot i mbushur me karburant me një mjet bujqësor. Drejtuesi i automjetit ka mbetur i bllokuar e si pasojë ka humbur jetën.
Të dy mjetet kanë qenë duke lëvizur në një drejtim. Dyshimet e para janë që drejtuesi i autobotit nuk e ka vënë re mjetin bujqësor dhe në tentativë për të shmangur përplasjen është përmbysur.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrëfikësit dhe policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.