Ka ndodhur

Aksident me vdekje në aksin Fier-Tepelenë, humb jetën 67-vjeçari

Gazeta Si – Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Fier-Tepelenë, pranë fshatit Kafaraj, ku motori ka përplasur një këmbësor.

Si pasojë e përplasjes, këmbësori ka ndërruar jetë në vend. Sipas policisë, shtetasi Q.Troka, 67 vjeç ka tentuar të kalojë rrugën, ndërsa është përplasur nga motori dhe ka ndërruar jetë.

Mësohet gjithashtu se është plagosur drejtuesi i motorit, H.M., 46 vjeç, banues në Vlorë dhe është dërguar me urgjencë për në spitalin e Fierit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë