Ka ndodhur

Aksident me pasojë një të vdekur në Lushnjë

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur gjatë orëve të para të së hënës në Lushnje.

Policia bën të ditur se rreth orës 02:00 të mëngjesit, në aksin rrugor "Lushnjë-Tiranë", shtetasi L. B., duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin M. K., 56 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.

“Rreth orës 02:00 të mëngjesit, në aksin rrugor "Lushnjë-Tiranë", shtetasi L. B., duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin M. K., 56 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.

Shtetasi L. B., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë