Ka ndodhur

Aksident me një të vdekur në Peqin, shoqërohet drejtuesi i mjetit

Gazeta Si – Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, pas atij të Himarës, ku humbi jetën shoferi. Edhe në aksidentin e ndodhur në aksin Elbasan-Peqin ka humbur jetën një person.

Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, në afërsi të fshatit Përparim. Automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., 20 vjeç, është përplasur me një karrocë që tërhiqej nga një kafshë.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i karrocës, shtetasi F.Z., 58 vjeç, banues në Peqin. Drejtuesi automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë