Ka ndodhur

Aksident me 6 të plagosur në Librazhd, mes tyre 3 fëmijë

Gazeta Si – Një aksident ka ndodhur këtë të enjte në Librazhd, ku një makinë ka dalë nga rruga, ndërsa të dëmtuar kanë mbetur 6 persona, mes tyre dhe tre të mitur.

Ngjarja ndodhi në fshatin Gurakuq, ku shtetasi I.S., 64 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Nga ky aksident, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe shtetasit B. S., 38 vjeç, B. S., 33 vjeçe dhe 3 fëmijë të mitur, të moshave 9, 6 dhe 2 vjeç, pasagjerë në këtë automjet, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupit hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë