Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin e vjetër Fier- Ballsh, pranë fshatit Plyk.
Dy automjete janë përplasur me njëra – tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur dy të plagosur.
Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Dy të plagosurit të cilët po udhëtonin me mjetin tip “ Skoda” janë nënë e bir, ku djali ishte drejtuesi i mjetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



