Bota

Aksident masiv për shkak të mjegullës dhe zjarreve, 7 të vdekur në Luiziana të SHBA-ve

Gazeta Si – Një aksident i rëndë masiv ka ndodhur në Luiziana, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të mjegullës dhe tymit të krijuar nga disa zjarre që përfshiu një autostradë.

Në “Interstate 55”, pranë Nju Orleans, 158 automjete u përfshinë në një seri aksidentesh që lanë shtatë persona të vdekur.

Ekipet e shpëtimit që u përgjigjën në vendngjarje iu desh të nxirrnin shumë shoferë nga makinat e tyre.

Dy faktorë me sa duket shkaktuan në këtë aksident të pazakontë në SHBA.

E para ishte mjegull e dendur, e dyta tymi nga disa zjarre që shpërthyen në kënetat e Luizianës jugore.

Kështu, mjegulla dhe tymi së bashku eliminuan dukshmërinë në autostradë, – thanë autoritetet policore lokale.

Më tej, një kamion i përfshirë në aksident ka marrë zjarr dhe flakët janë përhapur edhe në makina të tjera, duke e përkeqësuar situatën.

Kur mbërritën zjarrfikësit, policia dhe shërbimet e urgjencës, gjetën makina të përpira nga flakët, të tjera të kthyera në skrap, fuoristrada që kishin përfunduar në çatitë e makinave të tjera dhe mbi të gjitha shtatë trupa të pajetë dhe dhjetëra të plagosur.

U deshën orë të tëra për të pastruar autostradën “Interstate 55”, e cila kalon mbi liqenin Pontchartrain.

Guvernatori John Bel Edëards në një deklaratë u bëri thirrje njerëzve të dhurojnë gjak për të ndihmuar të plagosurit që po trajtohen në spital.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë