Gazeta Si – Një aksident masiv ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Rrugën e Kombit, ku disa makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku shkak dyshohet të jetë bërë mjegulla e dendur.
Sipas informacioneve paraprake, raportohet të jetë plagosur një 20-vjeçar. Aksidenti ka shkaktuar trafik në Rrugën e Kombit, ku është bllokuar njëri krah i rrugës.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




