Ka ndodhur

Aksident i trefishtë në Tiranë, plagoset i mituri 2 vjeç

Gazeta Si – Tre automjete janë përfshirë në një aksident automobilistik te mbikalimi i fabrikës së miellit në Tiranë.

Policia thotë se mjetet drejtoheshin nga E.G., A.S. dhe A.B.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar një i mitur 2-vjeçar, i cili ndodhej pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin E. G., dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë