Ka ndodhur

Aksident i trefishtë në “Rugën e Kombit”, dy vajza përfundojnë në spital

Dy vajza kanë mbetur të plagosura pas një aksidenti të trefishtë të ndodhur në “Rrugën e Kombit” paraditen e së mërkurës.

Sipas burimeve, vajzat kanë qenë në njërën nga tre makinat të përfshira në aksident.

Ato janë dërguar me urgjencë në spitalin e Rrëshenit dhe fatmirësisht mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se dy nga automjetet janë përplasur kokë më kokë, ndërsa në aksident është përfshirë edhe një makinë e tretë, e cila nuk ka mundur të frenojë në kohë për të shmangur përplasjen me dy të parat.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë