Ka ndodhur

Aksident i trefishtë në aksin Ura e Leklit-Përmet, mes 4 të lënduarve, tre janë fëmijë

Nga Gazeta 'Si'-Një aksident i trefishtë automobilistik ka ndodhur pasditen e së enjtes në aksin nacional Ura e Leklit-Përmet.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kthesës për në fshatin Kodër, ku tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin si pasojë e lagështisë në rrugë.

Dy automjete kanë qenë me turistë të huaj. Pjestarët e një familjeje franceze dhe pjesëtarët e një familje polake kanë mbetur të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.

Nga rezultatet fillestare të hulumtuara nga policia rrugore, bëhet e ditur se automjeti tip Ford me targa polake ka goditur automjetin tip Volkswagen e marrë me qira nga familja franceze në Tiranë. Më pas, në aksident është përfshirë edhe një automjet tip Benz i drejtuar nga një banor i zonës.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pjesëtarët e familjes franceze, 3 fëmijë dhe nëna e tyre, të cilët u dërguan me urgjencë në drejtim të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, si dhe pjesëtarët e familjes polake me gërvishtje të lehta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë