Nga Gazeta ‘Si’- Një aksident i rëndë i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme (4 korrik) në Kryebushat të Shkodrës, me bilanc një i vdekur dhe të paktën 3 të plagosur të tjerë, të gjithë anëtarë të familjes Bzhangaj.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:50, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë dhe policia vendore informoi se ka qenë një aksident ‘sanduiç’, ku fillimisht në kamion u përplas me një mjet dhe më tej me makinën e viktimës.
Viktima është Gjin Bzhangaj, 37 vjeç, një prej shoferëve të mjeteve, kurse bashkëshortja 32-vjeçare, J. Bzhangaj, që udhëtonte me të dhe 2 fëmijët e tyre të mitur, u plagosën dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Nga mjetet e tjera nuk u raportuan të dëmtuar apo viktima.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



