Ka ndodhur

Aksident i trefishtë në aksin rrugor Cërrik-Gramsh

Gazeta Si – Tre automjete janë përplasur mëngjesin e të hënës në aksin rrugor Cërrik-Gramsh.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar pasagjerja me iniciale M.M., në automjetin tip “Benz”, e cila ndodhet në spitalin e Cërrikut për mjekim më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë