Ka ndodhur

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset një grua

Nga Gazeta ‘Si’– Një grua mbeti e plagosur pas përplasjes së tre automjeteve në aksin Lezhë-Shkoder. Aksidenti ndodhi rreth orës 12:00 të së dielës në afersi të kryqëzimit të Kakarriqit. 

E plagosura u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë policia nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti të trefishtë, nga i cili u bllokua për disa minuta dhe njëri krah i lëvizjes përgjatë aksit Lezhë-Shkoder, duke sjellë trafik të rënduar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë