Ka ndodhur

Aksident i trefishtë në aksin Fushë Krujë-Vorë, humb jetën 32-vjeçari

Gazeta Si – Një aksident i trefishtë me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne te kthesa e Rinasit në drejtim të aksit Fushë-Krujë-Vorë.

Policia njofton se janë përplasur makina tip “Benz” me drejtues 53-vjeçarin me iniciale A.B., kamioni “Volvo” me drejtues 45-vjeçarin me iniciale A.R. dhe mjetin tip “Skoda” me drejtues 32-vjeçarin me iniciale G.R.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shoferi 32-vjeçar i “Skodës” dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët që ndodheshin me të, të cilët janë transportuar për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë